Një grua 31 vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor.
Viktima jetonte në Casalmaggiore të Italisë, kur rreth pres 17:30 minuta të pasdites së të martë gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ajo po ngiste një biçikletë kur një makinë që vinte në krah të kundërt e përplasi duke i marrë jetën. Goditja ishte e fortë saqë nuk i la asnjë mundësi mbijetese.
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, trupi i pajetë ndodhet ende në morg, ndoshta familjarët duan t’i kryen ritet e fundit mortore në vendlindje.
Prokuroria Publike e Kremones tashmë ka lëshuar autorizimin për varrimin, por deri dje në mbrëmje asgjë nuk ishte vendosur ende në lidhje me lamtumirën e fundit për gruan.