TIRANË- Ditën e sotme është vënë në pranga shoferi i mjetit tip ‘Benz’, Arlind Mihaj, i cili përplasi makinën në të cilën udhëtonte familja Prenga, duke lënë të vdekur babë e bir. Aksidenti tragjik ndodhi pasditën e djeshme, në orën 16:30, në aksin rrugor Milot- Rrëshen.
Mihaj bëri një parakalim të gabuar duke përplasur “Opelin” në të cilën po udhëtonte familja, duke lënë të vdekur të miturin me iniciale O.P., i cili ishte në sediljen e pasme të makinës. Në spital ndërroi jetë edhe babai i të miturit, Shkurt Prenga, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në Tiranës.