SHBA-Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka pësuar një aksident. Teksa luante me qentë e tij gjatë fundjavës së festës së Falënderimeve Biden ka thyer këmbën.
“Grafitë fillestare nuk treguan fraktura të dukshme, por stafi mjekësor urdhëroi për një skaner më të detajuar ku dhe më pas u gjetën dy fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathë”, shkruan në deklaratë doktori i tij, Kevin O’Connor.
Frakturat janë një shqetësim i madh për njerëzit në moshë, por Biden nuk duket se ka një thyerje serioze, bazuar në deklaratën e doktorit dhe në mjekimin që ai do të marrë.
Gazetarët raportuan se presidenti i zgjedhur amerikan po çalonte ndërsa po shkonte për të bërë skanerin.
Madje, presidenti aktual, Donald Trump i uroi shërim të shpejtë në Twitter , “Shërohuni shpejt!”