Policia e Durrësit ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar një këmbësor. I lënduari 88 vjeç ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
“S. H., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore,” thuhet në njoftimin e policisë.