Policia ka vënë në pranga një 20 vjeçare e cila 2 ditë më parë aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar në Fushë-Krujë.
20 vjeçarja akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, njofton policia.
Sipas bluve, A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.