Një 41-vjeçare, banuese në SHBA, është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Nga njoftimi i bluve mësohet se gruaja me inicialet A.G. ka përplasur me makinë një 71-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen. I moshuari ishte duke lëvizur me motomjet kur u godit nga makina.
Materialet në ngarkim i kaluan prokurorisë së Vlorës.