SHBA– CEO i Tesla-s Elon Musk, i cili së fundmi bleu një pjesë të aksioneve në Twitter, ka vendosur të mos i bashkohet bordit të kompanisë. Emërimi i Musk do të hynte në fuqi të shtunën pasi zbuloi javën e kaluar se ai kishte blerë 9.2% të aksioneve në platformën e mediave sociale.
CEO i Twitter, Parag Agrawal shkroi: “Unë besoj se kjo është për të mirën. Ne kemi dhe do të vlerësojmë gjithmonë kontributin e aksionerëve tanë, pavarësisht nëse ata janë në bordin tonë apo jo. Elon është aksioneri ynë më i madh dhe ne do të mbetemi të hapur ndaj kontributit të tij.”