• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

TikTok, aplikacioni më i shkarkuar në botë në tremujorin e parë 2022

01/05/2022
in Teknologji
0
TikTok, aplikacioni më i shkarkuar në botë në tremujorin e parë 2022

TikTok është një nga platformat e rrjeteve sociale me rritjen më të shpejtë në botë. Së fundi, Sensor Tower publikoi raportin “Q1 2022: Store Intelligence Data Digest”, ku TikTok renditet aplikacioni më i shkarkuar në botë në tremujorin e parë 2022. Numri i shkarkimeve të aplikacionit kapërcen shifrën 3.5 miliardë të të gjithë kohërave në tremujorin e parë 2021, duke u bërë aplikacioni i pestë (dhe i vetmi jo në pronësi të Meta) që arrin këtë moment historik.

Që nga fillimi i vitit 2022, TikTok është shkarkuar më shumë se 175 milionë herë. Numri i shkarkimeve të TikTok kapërcen shifrën 10 milionë në nëntë tremujorët e fundit, ndërsa YouTube ka tejkaluar të njëjtin prag për tetë tremujorë me radhë. Asnjë aplikacion nuk është shkarkuar aq sa TikTok që nga fillimi i vitit 2018, kur WhatsApp u shkarkua 250 milionë herë në të gjithë botën, sipas raportit. Ka shumë për t’u thënë për suksesin e TikTok dhe se ku po shkon. Aplikacioni i rrjeteve sociale është dominues për tendencat e rëndësishme, algoritmin unik dhe një grup të larmishëm komunitetesh për çdo temë të veçantë.

Nëse krahasohen shkarkimet në botë në iPhone dhe iPad, renditja e pesë aplikacioneve të para mbetet e pandryshuar në tre tremujorët e fundit. Numri i shkarkimeve të TikTok në AppStore kapërcen shifrën 70 milionë për herë të tretë në T1 2022, i udhëhequr nga rritja 11% nga tremujori në tremujor në Azi.

Pavarësisht se është i ndaluar në Indi, që ka një nga tregjet më të mëdha për instalimin e aplikacioneve në botë, aplikacioni renditet i treti në Azi. TikTok renditej i pari në App Store por në vend të shtatë në Google Play në Azi.

Duke parë shkarkimet e përgjithshme në SHBA, TikTok ishte aplikacioni më i mirë çdo tremujor që nga tremujori i parë 2021. I vetmi aplikacion që ka mundur TikTok është Zoom, në tremujorin e katërt 2020. Ndër të tjera, nga tremujori i parë 2021, TikTok dhe YouTube ishin dy aplikacionet e para në App Store në SHBA çdo tremujor. TikTok renditej aplikacioni i parë edhe në Google Play, për tremujorin e tretë radhazi, me numrin e instalimeve në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë.

Të njëjtat pesë aplikacione renditeshin të parat në Europë për secilin nga katër tremujorët e fundit. TikTok e WhatsApp ishin dy të parat, ndërsa Instagram ra me një pozicion krahasuar me tremujorin e fundit, në vend të katërt. Edhe pse WhatsApp ishte aplikacioni i parë në App Store në Europë për secilin nga shtatë tremujorët e fundit, TikTok ruajti kryesimin në Google Play në të njëjtën periudhë. Këto vlerësime të Sensor Tower përfshijnë shkarkimet në gjithë botën për iPhone, iPad dhe Google Play nga 1 janari deri më 31 mars 2022. Studimi i përjashton aplikacionet e parainstaluara. Shoqëria raporton vetëm instalimet unike dhe vlerësimet në sistemin operativ Android nuk i përfshijnë dyqanet nga palët e treta. Shifrat përfaqësojnë instalimet e përgjithshme të të gjitha versioneve të aplikacionit.

/ Tech Crunch/ Monitor/

Tags: aplikacioni me i shkarkuartik tok
Previous Post

Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

Next Post

E PAZAKONTË! Pronari i restorantit turk tenton të çojë në hapësirë një pjatë me qebap

Related Posts

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

28/01/2023
WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

24/12/2022
WhatsApp

Risia e fundit nga WhatsApp/ Përdoruesit kanë mundësi të nisin mesazhe ‘sekrete’ vetes

03/12/2022
Elon Musk bën ndryshimin e parë në Twitter dhe s’është lajm i mirë për përdoruesit

Elon Musk bën ndryshimin e parë në Twitter dhe s’është lajm i mirë për përdoruesit

05/11/2022
Ç’po ndodh me Instagramin? Mijëra llogari bllokohen

Ç’po ndodh me Instagramin? Mijëra llogari bllokohen

01/11/2022
Bien ndjeshëm shitjet në gjigantët e teknologjisë, Google dhe Microsoft goditen ekonomikisht

Bien ndjeshëm shitjet në gjigantët e teknologjisë, Google dhe Microsoft goditen ekonomikisht

29/10/2022
Next Post
E PAZAKONTË! Pronari i restorantit turk tenton të çojë në hapësirë një pjatë me qebap

E PAZAKONTË! Pronari i restorantit turk tenton të çojë në hapësirë një pjatë me qebap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.