Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka dalë në mbrojtje shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera dhe ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
Varhelyi thotë se akuzat ndaj Calaveras janë të pabaza dhe ai i shpreh publikisht besimin e plotë asaj dhe ambasadorit Soreca.
Më tej Varhelyi garanton se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu s’mund të ndalohen apo ngadalësohen pavarësisht presionit.
Ditët e fundit Genoveva Ruiz Calavera është akuzuar nga disa media, por edhe ish-kryeministri Sali Berisha se i ka telefonuar Komisionit të Venecias me urdhër të Ramës, që mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit Meta për opinion lidhur me ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor