Basha prej ditësh hedh akuza në lidhje me numrin e paktë të testimeve që po kryejnë autoritetet në Shqipëri, ndërkohë ISHP nëpërmjet një reagimi të shpërndarë për mediat deklaron se Shqipëria ka numrin më të lartë të tamponëve se Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej ditësh hedh akuza në lidhje me numrin e paktë të testimeve që po kryejnë autoritetet në Shqipëri, ndërkohë ISHP nëpërmjet një reagimi të shpërndarë për mediat deklaron se Shqipëria ka numrin më të lartë të tamponëve se Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
‘Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria nuk përfshin testet në privat në këto raportime, përveç rasteve për konfirmim diagnoze ne ISHP. Në shifrat e fundit raportuar në 24 orët e fundit Shqipëria ka numrin më të lartë të testimeve, nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Pavarësisht akuzave të vazhdueshme për numër të ulët testimesh, shifrat dëshmojnë të kundërtën, ku Shqipëria ka 1967 testime për 24 orët e fundit, Kosova 1712 testime, Maqedonia 1293 tëstime dhe Mali i Zi 966 testime’, shkruhet në deklaratën e ISHP-së.