Albanews zbardh emrat e 9 anëtarëve që do të përbëjnë komisionin e posaçëm parlamentar që do të ngrihet për akuzat e Dick Marty.
Komisioni i ri do të përbëhet nga deputetët Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj, Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.
Komisioni Parlamentar pritet të drejtohet nga Ulsi Manja dhe emrat do të votohen në seancën e ditës së enjte.
Partia Socialiste i kërkoi Kuvendit një Komision të Posaçëm hetimor mbi akuzat e Dick Marty-t për krimet që, sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer në territorin shqiptar gjatë luftës.
Raporti do të përqendrohet veçanërisht “mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë”.