Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël dhe është ndalur tek kriza e çmimeve në vend dhe tek pasojat në ekonominë shqiptare. Rama tha se nuk mund ta mohojmë se kjo erdhi nga lufta dhe ata që e mohojnë janë të pëpërgjegjshëm duke e bërë turpin e tyre më të madh.
“Nëse rritja e cmimeve është dicka që vjen si rezultat i papërgjegjshëmrisë, pangopshmërisë, e atyre që thuhen paturpësisht, ky është fakt tjetër. Nëse vjen si rezultat i luftes është fakt tjetër.
Dhe këtë e ka sjell lufta, duhet të jesh krehtësisht i papërgjegjshëm që ta mohosh. Besoj që ata të cilët bën përpjekjen e turpshme për të instrumentizuar atë momentin e dinë që e ka sjell lufta, kjo e bën turpin e tyre më të madh, nuk iu vajti mendja të thonë që kjo bukë është si të tjerët. Në këtë luftë jemi në krahun e atyre që janë të kërcënuar. Se kur u kërcënua kombi ynë nga spastrimi etnik, të tjerët bën për ne, atë që të tjerët bën për ne, por ne aftësinë për të qënë dinjitoz , të duruar dhe solidar sigurisht që e kemi”, tha Rama.