Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën “arrest në burg” për Indrit Taullai. 46-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u shpall në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendimin e grup të strukturuar kriminal.
Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. Indrit Taullai u ekstradua nga Kosova mbrëmjen e së enjtes në vendin tonë.