Ambasada amerikane në Moskë në faqen e saj të internetit u ka bërë thirrrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia.
“Qytetarëve amerikanë u kërkohet të largohen menjëherë nga Rusia, duke përdorur opsionet e kufizuara të transportit tregtar ende të disponueshme”, mund të lexohet në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Moskë, cituar nga TASS.
Njoftohet se njerëzit me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe ruse janë në rrezik veçanërisht.