• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Alarmi: Një stuhi diellore, mund të shkaktojë një apokalips dixhital

11/10/2021
in Teknologji
0
Alarmi: Një stuhi diellore, mund të shkaktojë një apokalips dixhital

Pandemia e Covid-19 na ka mësuar se çfarë mund të ndodhë, kur nuk jemi gati për t’u përballur me të pamendueshmen. Për këtë arsye, një grup shkencëtarësh kanë paralajmëruar kohët e fundit të gjithë botën, mbi rreziqet e një apokalipsi dixhital hipotetik, i shkaktuar nga një bllokim i plotë i internetit.

Pasoja të parashikueshme

Sipas studiuesve, një ngjarje e tillë mund të shkaktohet nga një stuhi magnetike, që nga ana e saj shkaktohet nga një shpërthim diellor veçanërisht i fuqishëm: kabllot nënujore që garantojnë ndërlidhjen globale, mund të pësojnë një defekt të rëndë.

Studimi u prezantua nga Sangeta Abdu Joti, i Universitetit të Kalifornisë, në edicionin e fundit të SIGCOMM, një nga konferencat më të rëndësishme në botë në fushën e telekomunikacionit. Efektet e stuhive diellore mbi rrjetin e energjisë elektrike dhe infrastrukturave të lidhura me të, janë të njohura tashmë.

Ndërhyrja elektromagnetike, e shkaktuar nga stuhitë diellore mund të dëmtojë funksionimin e pajisjeve që sigurojnë funksionimin e termocentraleve dhe linjave të shpërndarjes, duke lënë potencialisht pa energji rajone, apo edhe vende të tëra.

Kabllot nënujore

Fatmirësisht, ngjarjet e këtij lloji janë të rralla. E fundit u regjistrua në vitin 1989, kur edhe nxori jashtë përdorimit një termocentral të madh në Kebek, duke lënë pa energji elektrike për më shumë se 9 orë të gjithë Kanadanë Perëndimore. Por në atë kohë, interneti nuk ekzistonte akoma.

Sot infrastruktura elektrike, është shumë më e sigurt sesa 30 vjet më parë. Por Joti thotë se stuhitë diellore mund të nxjerrin jashtë funksionit përsëritësit e vendosur përgjatë kabllove nënujore, që bartin sinjalin e internetit nga njëri kontinent në tjetrin.

Pasojat e asaj ndërprerje dixhitale do të ishin dramatike. Jo vetëm që nuk do të kishte qasje në internet, por edhe tek shërbimet më thelbësore, si ato financiare dhe shëndetësore, telekomunikimet dhe shërbimet e informacionit.

Edhe satelitët do të dalin jashtë funksionit

Për më tepër, do të jetë e pamundur për të komunikuar me miliona objekte të lidhura midis tyre: sensorë, çelësa dhe pajisje të të gjitha llojeve, përfshirë ato mjekësore dhe të kujdesit shëndetësor. Ndër të tjera, kujton eksperti, një stuhi diellore e kësaj madhësie do të çaktivizonte të gjithë satelitët e telekomunikacionit, të cilët lejojnë që sinjali i internetit të rrugëtojë nga njëra anë e Tokës në tjetrën.

Siç e shpjegoi Joti gjatë fjalimit të tij, deri më sot nuk ka modele apo simulime që të na lejojnë të dimë paraprakisht pasojat e një ndërprerjeje të rrjetit në një shkallë planetare, por ato sigurisht që nuk do të ishin as të lehta dhe as të shkurtra në kohë.

Për shembull, nëse do të dilnin jashtë funksionit Border Gateway Protocol ose Domain Name System, dy nga protokollet themelore të komunikimit për funksionimin e internetit, atëherë secili shërbim do të bëhej i paarritshëm.

“Është njëlloj sikur të gjithë semaforët në planet të fiken në të njëjtën kohë: trafiku do të çmendej, akset kryesore do të bllokoheshin dhe qarkullimi do të bëhej i pamundur”, shpjegon eksperti. Dhe pasojat e saj do t’i përjetonte çdo njeri dhe çdo lloj aktiviteti në glob. / Focus – Bota.al

Tags: apokalips dixhitalpandemia covid 19satelitestuhi diellore
Previous Post

Bisedimet me talebanët/ Reagon SHBA: Diskutimet ishin profesionale dhe të sinqerta

Next Post

3 vendet më relaksuese për të kaluar pushimet në Europë

Related Posts

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

28/01/2023
WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

24/12/2022
WhatsApp

Risia e fundit nga WhatsApp/ Përdoruesit kanë mundësi të nisin mesazhe ‘sekrete’ vetes

03/12/2022
Elon Musk bën ndryshimin e parë në Twitter dhe s’është lajm i mirë për përdoruesit

Elon Musk bën ndryshimin e parë në Twitter dhe s’është lajm i mirë për përdoruesit

05/11/2022
Ç’po ndodh me Instagramin? Mijëra llogari bllokohen

Ç’po ndodh me Instagramin? Mijëra llogari bllokohen

01/11/2022
Bien ndjeshëm shitjet në gjigantët e teknologjisë, Google dhe Microsoft goditen ekonomikisht

Bien ndjeshëm shitjet në gjigantët e teknologjisë, Google dhe Microsoft goditen ekonomikisht

29/10/2022
Next Post
3 vendet më relaksuese për të kaluar pushimet në Europë

3 vendet më relaksuese për të kaluar pushimet në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.