Mjeku Alban Ylli tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se aktualisht në Shqipëri ka një transmetim intensiv komunitar të virusit, teksa theksoi se më me risk janë qytete të mëdha si Tirana, por virusi qarkullon dendur sidomos në qendrat urbane.
Por sipas tij, me masat e marra, në 2 javët në vijim mund të shohim një frenim të kurbës.
“Në Shqipëri sikur kemi një farë frenimi javën e fundit, ndoshta në javët që vijnë mund të kemi një frenim, por aktualisht jemi në një qarkullim shumë intensiv të virusit”, tha mjeku.
Për mjekun Ylli, futja e testeve të shpejta edhe në Shqipëri do të ndihmojë shumë në ndjekjen e virusit, gjurmimin dhe marrjen e masave të duhura ku me një kosto shumë të ulët sociale mund të kontrollojmë virusin.