Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar një video të votit 2016 të kryeministrit Rama i cili në një takim elektoral është shprehur se naftëtarëve të Ballshit iu duhen dhënë rrogat e parapambetura dhe duhen siguruar.
Vokshi shkruan se Rama duhet të heqë dorë së bëri presion mbi gratë naftëtare pasi ka shkelur disa herë premtimin që ka bërë për hapjen e rafinerisë.
Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura. Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve. Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre. Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve. Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.- shkruan Vokshi në Facebook.
Për të parë videon klikoni këtu