Enekelejd Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës, i cili i kërkoi dorëheqjen si kreu i Grupit Parlamentar të PD.
“Jam në detyrë dhe do të vazhdoj. Ai vendim nuk është i formës së prerë. Është i paligjshëm. Ti pushtove selinë e PD se nuk ke kohë dhe do të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkelje të ligjit”, ka thënë Alibeaj.