Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke u shoqëruar me rreshje të pakta shiu. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjell reshje me intensitet mesatar në të gjithë territorin dhe lokalisht intensive.
Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.