Kompania Amazon ka njoftuar se do te punësoje 150 mije punonjës për pushimet e fundvitit.
Këta punonjës do të paguhen të paktën me 18 dollarë ora, por do të ketë dhe bonuse të cilat mund të shkojnë deri ne 3 mije dollarë. Amazon e ka rritur pagesën por edhe bonuset sepse shumë njerëz kanë dhënë dorëheqjen për shkak se kërkojnë kushte më të mira puna.about:blank
Madje përfaqësues te kompanisë kanë thënë se është e vështire te gjejnë 150 mijë punonjës te rinj. Në gusht të vitit 2021 4.3 milionë amerikanë lanë punën për shkak se kërkonin paga më të larta, kushte më të mira pune dhe orare fleksibel.
Punonjësit sezonalë do të skanojnë pakot, do t’i paketojnë dhe do t’i ngarkojnë në kamionë. Një përfaqësuese e kompanisë ka thënë se punësimi sezonal i ndihmon të përmbushin premtimet tona ndaj klientëve, por kështu do u lehtësojnë punën punonjësve aktuale, sepse gjatë pushimeve të fundvitit ka shumë ngarkesë.
Gjatë pandemisë, Amazon ka pasur numrin më të lartë të shitjeve, duke shtuar afërsisht 450 mijë punonjës të rinj që prej fillimit të kësaj periudhe.