Tiranë- Ambasada amerikane i ka shprehur ngushëllimet familjes Fino, pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist.
Përmes një deklarate, selia diplomatike amerikane në Tiranë shkruan se Bashkim Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe,” shkruan ambasada.
Bashkim Fino u nda nga jetë orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi humbi betejën me Covid-19. Qeveria shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare.