Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka prekur institucione të rëndësishme në Gaza.
Ambasada austriake shkruan në “Twitter” se një goditje me raketë ka qenë shumë pranë godinës së tyre dhe të njëjtin fat duket se ka pasur dhe ambasada shqiptare në Izraelin qendror.
Ambasada ka bërë të ditur se është dëgjuar një breshëri goditjesh.
“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.
“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.