• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ambasadori i OSBE: Hetim i shpejtë për vrasjen në Elbasan, gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë

12/05/2021
in Aktualitet
0
Ambasadori i OSBE: Hetim i shpejtë për vrasjen në Elbasan, gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë

Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco zhvilloi, sotnjë vizitë në qytetin e Elbasanit, ku u takua me kryetarin e bashkisë, drejtorin e policisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Pas takimit me kryetarin e bashkisë, ai iu përgjigj interesit të mediave, ndërsa u ndal tek vrasja që ndodhi në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve.

Ai kujtoi se ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, OSBE bëri një deklaratë shumë të qartë, ndërsa shtoi se kanë besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Mes të tjerash ambasadori bëri thirrje që qytetarët të kenë më shumë besim tek drejtësia.

Së pari, dua t’ju falënderoj shumë për vëmendjen që po tregoni. Unë u prita shumë mirë nga Kryetari i Bashkisë. Kjo është vizita e parë zyrtare që po bëj në një bashki jashtë Tiranës. Me Elbasanin kemi një bashkëpunim afatgjatë. Sikurse e përmendi edhe Kryetari i bashkisë, ne diskutuam gjerë e gjatë për Këshillin Vendor për Sigurinë Publike dhe për kontributin që ky organ i rëndësishëm këshillimor jep në jetën politike, sociale dhe ekonomike të qytetit. Gjithashtu, diskutuam edhe për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në debatet që lidhen me sigurinë. Puna me rininë është përparësi e Prezencës së OSBE-së, pasi çon në një shoqëri më gjithëpërfshirëse, më të drejtë, si edhe ka ndikim në qeverisjen e bashkive, duke filluar nga Elbasani. Po ashtu, diskutuam për rolin e grave. Mësova me kënaqësi që shkalla e punësimit të grave është shumë e lartë këtu në Elbasan. Fuqizimi i grave është përparësi e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.”, tha ai.

Pyetje: Opozita ka përshtypjen se, në këto zgjedhje, pati një krim elektoral. Cili është komenti juaj për gjithë këtë?
Ambasadori:
 Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci.
Pyetje: Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve, sa pranë është Shqipëria me Bashkimin Evropian?
Ambasadori: Sikurse e dini, unë jam lindur e rritur në një nga vendet që ka themeluar Bashkimin Evropian, por nuk jam këtu në cilësinë e Kreut të Delegacionit të BE-së apo të ambasadorit të ndonjë shteti anëtar të BE-së. Kjo është një pyetje që duhet t’ua bëni kolegëve të mi të BE-së, jo mua. Ajo që mund t’ju them është se ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë. Po të lexoni mandatin që përfaqëson kushtetutën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, do të shihni se aty ka disa përparësi, duke filluar nga shteti i së drejtës, demokratizimi, proceset zgjedhore, të cilat ndihmojnë shumë në arritjen e përparësive strategjike kryesore të Shqipërisë. Ama pa ngatërruar rolet, pasi unë me shumë krenari përfaqësoj OSBE-në në këtë vend.

Pyetje: Z. Ambasador, meqë përmendët sigurinë, sa e motivuar dhe e vendosur ju duket policia shqiptare për të luftuar krimet elektorale dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Kemi parasysh që Elbasanin tri javët e fundit e ka goditur krimi tri herë duke marrë tri jetë njerëzish.
Ambasadori:
 Unë e kuptoj interesin që mediat dhe njerëzit kanë me të drejtë në pyetjet tuaja. Por çfarë përgjigjeje prisni nga unë? Unë jam takuar disa herë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, jam takuar disa herë me hierarkinë e Policisë së Shtetit, jam takuar disa herë me oficerë policie, pasi mora pjesë në trajnimin që OSBE-ja iu ofroi në prag të zgjedhjeve për ta përgatitur më mirë Policinë e Shtetit në garantimin e sigurisë pranë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë saj. Ne u ofruam trajnim më shumë se 6 mijë punonjësve të policisë. Mesazhi që unë jap ka të bëjë me besimin, me besimin institucional: besoni tek institucionet.

Tags: albanewsambasadori i osbehetim i vrasjes ne elbasanvrasja ne elbasan
Previous Post

Kandidat për kryetar, Kadilli mesazh demokratëve: Të ofrojmë një qasje të re në PD

Next Post

Covid-19 në Kosovë/ 4 persona kanë humbur jetën dhe 113 raste të reja

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
kosova

Covid-19 në Kosovë/ 4 persona kanë humbur jetën dhe 113 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.