TIRANË– Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad deklaroi ditën e sotme se ka marrë përgjigje pozitive nga kryeministri Edi Rama për anëtarësimin e vendit të saj në NATO. Në një konferencë për mediat, Hastad tha se Suedia është e përgatitur për gjithçka, nëse përballet me sulme nga Rusia si kundërpërgjigje për hyrjen në NATO.
“Dje u takova me kryeministrin Rama dhe zonjën Olta Xhaçka. Të dy më garantuan se do mbështesin Suedinë në procesin e saj në NATO. Kjo është ditë historike, për ne dhe NATO. Suedia është e përgatitur për gjithçka. Ajo që presim më tepër në çështjen e sulmeve, janë më tepër sulme kibernetike apo të dezinformimit, me qëllim destabilizimin e Suedisë. Ne po e ndihmojnë Shqipërinë shumë. Suedia po aplikon për anëtarësi në NATO dhe Shqipëria ka aspirata për BE. Suedia po e ndihmon Shqipërinë në Bruksel, në organet e BE dhe me fonde”, tha Hastad.