Tiranë- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryedemokratin, Lulzim Basha.
Ambasadorja Kim ka zbuluar në Twitter arsyen e këtij takimi dhe çfarë u diskutua në këtë takim.
“Sot pata një takim të shkëlqyeshëm me Lulzim Bashën për të dëgjuar programin zgjedhor të PD e partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet dhe për të respektuar vendimin e votuesve më 25 prill”, ka shkruan Yuri Kim.