Ambasadorja amerikane të Tiranë Yuri Kim ka publikuar sot memorandumin kundër korrupsionit duke dhënë sërish një mesazh të fortë për ata që janë të përfshirë.
Yuri Kim deklaron se përcaktimi 7031 C nuk i nënshtrohet negocimit dhe se pavarësisht pretendimeve faktet janë të pa-mohueshme.
“7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Pres. Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan ambasadorja e SHBA.