Tiranë- Ambasadorja Yuri Kim ka monitoruar procesin e numërimit të votave në muzeun Kombëtar.
Së bashku me dy ambasadorët e huaj, ajo ka parë nga afër procesin. Përballë gazetarëve ajo tha se shpreson që procesi të vijojë pa probleme, mirëpo shtoi se dhe në SHBA kanë ndodhur incidente gjatë votimit.
“Jam këtu me dy kolegët tanë ambasadorë, kjo tregon interesin e fortë dhe të vazhdueshëm. Donim të vinim vetë që të shikonim situatën në këtë qëndër të rëndësishëm të votave. Jemi këtu që tju mbështesim në këtë punë të rëndësishme me koleget e mia të SHBA dhe të Spanjës. Folëm për disa mospajtime që ndodhin dhe në SHBA. E rëndësishme është që të ketë një proces racional. Më lejoni të nënvizoj që e gjithë bota po e shikon Shqipërinë. Është shumë e mirë që shikohen numëruesit të punonjnë fort. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet po e bëjnë punën e tyre. Tani detyra e kandidatëve është që të mbeten të qetë dhe të presin rezultatin. E di që me entuziasmin e castit disa kanë shpallur fitoren mirëpo të presim dhe të shohim se cfarë thotë populli.”