Tiranë- Ambasadroja amerikane, Yuri Kim ka uruar për 108- vjetorin e Forcave të Armatosura.
Përmes një statusi në Twitter, Kim shprehet krenare që forcat amerikane dhe shqiptare stërviten dhe luftojnë së bashku.
“Gëzuar 108 vjetorin e lindjes Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne jemi krenarë që stërvitemi dhe luftojmë së bashku – forcat amerikane dhe shqiptare #KrahPerKrah. Ne shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin dhe punën në ekip. Urime!”– shkruan Kim.