Tiranë- Problematike paraqitet situata në spitalet covid në vendin tonë, ku thuajse shtretërit janë drejt ezaurimit.
Gazetari deklaron se që prej mëngjesit deri në mesditë, në spitalin Infektiv janë paraqitur 9 autoambulanca.
Por duke iu referuar burimeve brenda spitalit, Skëndaj tha se gjithçka varet nga numri i shtretërve të lirë dhe se ambulancat vijnë kur ka vende bosh. Po ashtu sot nga COVID1 ka pasur 4 dalje pacientësh, ku 3 i janë referuar spitaleve të tjera për rikuperim. Ndër të tjera gazetari tha se aktualisht vëmendje e madhe po i kushtohet spitaleve rajonale që trajtojnë të sëmurë me koronavirus, pasi në Tiranë mbërrin i gjithë fluksi.