Amerika voton! ‘Pjesëmarrje rekord, 100 mln votues iu drejtohen kutive për të zgjedhur Trump ose Biden
SHBA- Amerika ka hyrë sot në ditën e zgjedhjeve ku tensionet me demokratëve dhe republikanëve janë të pakontrollueshme. Të gjithë shtetet në SHBA po votojnë sot për Kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump apo rivali i tij, Joe Biden. Deri më tani kanë votuar rreth 100 milion persona duke e bërë këto zgjedhje një nga më rëndësishmet pasi për rreth një shekull nuk ka patur kurrë pjesëmarrje kaq të lartë në zgjedhjet presidenciale.
Votimi ka nisur fillimisht në bashkitë me më pak se 100 banorë, ku ka përfunduar votimi dhe numërimi. Biden mori 5 vota nga 26 banorët e fshatit Dixville Notch në Nju Hempshajër, ndërsa Trump mori 16 vota në Millsfield, nga 21 në total.
Sa do të zgjasë nata e zgjedhjeve ? Kush e di!
Kur do të dalë rezultati? Ende nuk ka një parashikim të saktë se kur do të dalë fituesi i zgjedhjeve, ndërsa paralajmërimet e Trump, hedhin mundësinë edhe për një afat më të vonët të fituesit.
Kur mbyllet votimi? Në bazë të orës lokale, që në SHBA është e ndryshme nga njëri shtet në tjetrin, votimi do të nisë të mbyllet që nga ora 7 e pasdites në Bregun Lindor, ndërsa në Alaskë, votimi mbyllet në orën 1 të mëngjesit.
Kur mbyllen votimi në ‘vatrat’ e nxehta të betejës Trump-Biden?
Xhorxhia, mbyll votimin në 7 pasdite, po ashtu edhe Kentaky dhe Karolina jugut. MNë orën 07:30, votimi mbyllet në Ohio dhe Karolinën e Veriut, ku edhe aty është një garë tejet e ngushtë në senat.
Ora 08:00 sjell fundin e votimit në Florida dhe Pensilvania, ku është edhe gara kryesore mes dy kandidatëve.
Arizona, Miçigani, Minnesota, Teksas dhe Uinsconsin mbyll votimin në 21:00
Ndërsa në orën 10:00 mbyllet votimi në Iowa dhe Nevada.
Kur do ta njohim fituesin? Kjo është një pyetje e pamundur për t’u përgjigjur, sepse ne nuk e dimë se si do të ndikojë e gjithë votimi në aftësinë e shteteve të ndryshme për të raportuar rezultatet shpejt.
Për shkak të pandemisë, miliona amerikanë kanë dërguar votën e tyre me postë, duke vonuar kështu edhe kohën që duhet për të numëruar dhe për të dalë rezultati. Në disa shtete si Florida dhe Teksasi, rezultati mund të shihet që më herët sesi del, por në Pensilvani, ku numri i votave të dërguara me postë është shumë i lartë, atëherë rezultati mund të vonojë.
Në ditën e fundit të fushatës elektorale Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar të gjithë elektoratin e tij se numërimi i votave në shtetin kryesor të Pensilvanisë mund të mashtrohet lehtësisht pas vendimit të Gjykatës Supreme që të lejojë vonimin e numërimit të votave për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Ndërkohë që sipas sondazheve kombëtare presidenciale, ish-nën presidenti Biden kryeson me 52% ndaj Presidentit aktual Donald Trump, i cili ka vetëm 44%.
Situata në Amerikë sot është e agravuar prandaj dhe departamentët e policive kanë vënë në dispozicion një numër shumë të lartë të efektivëve në terren për të ndaluar çdo përleshje që mund të ketë.
Këto janë pamjet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku sot, këtë 3 nëntor, mbi 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit, me postë ose fizikisht për të zgjedhur presidentin e 46-të të vendit. Mes frikës nga korona, në qendrat e votimit shihen maska dhe dezinfektantë, përfshirë edhe tabelat informuese për ruajtjen e distancës sociale. Zjarrfikësit dhe policia janë në këmbë për të shmangur çdo përplasjeve të mundshme mes grupeve të dhunshme jashtë qendrave të votimit. Mediat janë zëri kryesor i amerikanëve sot, ku në shumë zona janë vendosur projektorë për të ndjekur live procesin.