Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale. E pranishme është edhe Ministrja e financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ndërsa diskutimi synohet të bëhet për të gjetur zbatim më të mirë.
“Kemi ndjekur me shumë vëmendje kritikat kundër amnistisë. Për këtë arsye unë kam ftuar bashkë me mua zv sek e këshillit të ministrave e cila është në të njëjtën kohë edhe juriste për të bërë një paraqitje të shkurtë r të këtyre kritikave më thelbësore dhe të versionit tonë në raport me këto kritika. Unë dua të them ca gjëra që mbase nuk u prekën.
Dua t’iu kujtoj të gjithave së pari ju dhe ndërkombëtarëve
Bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjerë, Shqipëria i ka marrë një vendim, me një kosto shumë të lartë, një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar, do të bëhet i papërballueshëm. Kjo faturë e cila po i afrohet 500 euro për megavat para 50 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë dhe familje e dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para?
Ndërkohë që ne jemi të vetëdijshëm që paketa jonë e parë për më të prekurit nga inflacioni nuk e ka zgjidhur të gjithë hallin, por halli vazhdon. ideja e amnistisë është ide e vjetër dh asnjëherë nuk është materializuar. Shqipëria aso kohe kur ka qenë në praktikë amnistia s’ka qenë në kushte t e duhura nga ana strukturore. Ne nuk e kemi menduar sot e kemi menduar që ditën e parë 9 vjet të shkuara. Por se kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha siç nuk i kishte ardhur koha kanabisi mjekësor. E bëmë pasi na ra një gjëme e madhe në kokë siç ishte tërmeti.
Të vish në Shqipëri e të thuash se amnistia nuk është e pranueshme kjo është një mungesë respekti, partnerëve dhe miqve u them: respekti reciproke është A -ja e punës sime në funksion të republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe ide. ‘– tha Rama.
Të gjitha pasuritë e padeklaruara para apo pasuri të paluajtshme do të mund të deklarohen, pas hyrjes në fuqi të amnistisë fiskale. Drafti i ri për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim, dhe nga i cili do të përfitojnë emigrantët, rezidentët, bizneset dhe shtetasit e huaj që janë tatimpagues në Shqipëri. Nuk do të përfitojnë zyrtarët, politikanët, personat me precedentë penale, të dënuarit etj.
Në projektligjin e rishikuar ndryshe nga drafti i parë është vendosur kufizimi që pasuria luajtshme dhe e paluajtshme që lejohet të deklarohet vullnetarisht nuk duhet të kalojë vlerën maksimale 2 milionë euro. Nuk do të mund të deklarojnë pasuritë e fshehura të gjithë subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të certifikatës familjare të tyre (politikanë, ministra, deputetë, president, gjyqtar, prokuror etj).