• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

31/05/2022
in Showbiz
0
Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

A i ndiqni influencuesit në rrjetet sociale? I kontrolloni gjithnjë postimet e tyre? A mendoni se po shpenzoni shumë kohë, apo se jeni të fiksuar pas kontrollit të llogarive të influencuesve që ndiqni? Dhe kur nuk mund ta bëni këtë, ndiheni si të shkëputur?

Nëse u jeni përgjigjur me “po” të gjitha këtyre pyetjeve, mund të jeni prekur nga ajo që njihet si “angazhim problematik” me ndikuesit në mediat sociale. Por mos e fajësoni shumë veten për këtë gjë. Jeni thjesht një ndër shumë njerëzit, që keni rënë pre e ndikimit të fortë që kanë këto personazhe në rrjetet sociale.https://0078339078e048ae70890d59eff60650.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Dhe kjo mund t’i atribuohet shumë tipareve dhe taktikave që përdorin influencuesit e mediave sociale, të cilat i ndihmojnë ata të ruajnë ndikimin tyre, siç janë transmetimet e drejtpërdrejta dhe sondazhet në Instagram.

Si ekspertë në mediat sociale dhe mbi sjelljen e përdoruesve, ne botuam kohët fundit një studim që analizon angazhimin problematik të ndjekësve me influencuesit në mediat sociale, që vetëm në SHBA është një industri prej 13.8 miliardë dollarësh. Në epokën e mediave sociale, shumica e njerëzve njohin ose ndjekin disa ndikues.

Këta të fundit janë përdorues me një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Pavarësisht nëse jeni adhurues i modës apo nëse dëshironi informacion mbi shëndetin dhe fituesin, ka gjithmonë një ndikues për t’u ndjekur. Dhe ndjekësit priren shpesh drejt atyre që janë më origjinalë në përmbajtjet që postojnë.

Por më pak vëmendje i kushtohet anës së errët të ndikimit në mediat sociale. Influencuesit motivohen dhe shpesh nxiten që të rritin fuqinë e tyre në mediat sociale dhe shumë prej tyre po bëhen më të aftë në tërheqjen dhe angazhimin e ndjekësve.

Nga ana tjetër, ndjekësit mund të bëhen lehtësisht të ndërvarur dhe të fiksuar pas influencuesve dhe angazhimi i tyre mund të bëhet shpesh i tepruar dhe i pashëndetshëm. Angazhimi problematik me ndikuesit e mediave sociale është i zakonshëm në mesin e ndjekësve, por jo i njohur apo i kuptuar sa duhet.

Ne kemi ekzaminuar kohët e fundit faktorët dhe mekanizmat, që çojnë te një angazhim problematik. Ne u fokusuam te 3 tipare (tërheqja fizike, atraktiviteti social dhe vetë-prezenca) dhe 2 atribute të pjesëmarrjes së ndjekësve (gjithë-përfshirja e pjesëmarrjes dhe kohëzgjatja e ndjekjes) për të analizuar efektet e tyre në zhvillimin e angazhimit problematik.

Bazuar në teorinë e lidhjes, studiuam 2 lloje lidhjesh – marrëdhëniet para-sociale dhe ndjenjën e përkatësisë, ku që të dyja janë shumë të rëndësishme për influencuesit e mediave sociale. Marrëdhënia para-sociale, është perceptimi i ndjekësve mbi marrëdhënien e tyre të njëanshme me një influencues, ndërsa ndjenja e përkatësisë i referohet ndjenjës së të qenit një anëtar integral i komunitetit të ndikuesit. Ne kryem një anketë në internet me 500 përdorues të Instagramit.

Rezultatet treguan se kur ndjekësit zhvillojnë lidhje si ndaj ndikuesve (marrëdhënie para-sociale) ashtu edhe ndaj komunitetit të tyre (ndjenja e përkatësisë), kjo mund të çojë në një angazhim problematik. Ne zbuluam se tërheqja sociale e ndikuesve, ka një efekt më të fortë sasa faktorët e tjerë në ndërtimin e lidhjeve midis influencuesve dhe ndjekësve. Ndjekja e më shumë influencuesve, mund të zvogëlojë ndikimin e lidhjes me komunitetin (ndjenjën e përkatësisë) kur bëhet fjalë për angazhimin problematik, por jo për efektin e lidhjes me ndikuesin (marrëdhëniet para-sociale). Studimi ynë paralajmëron dhe shpjegon angazhimin problematik për përdoruesit e mediave sociale.

Ne argumentojmë se përdoruesit e mediave sociale që tërhiqen nga ndikuesit, mund të lidhen lehtësisht dhe të angazhohen me tepri. Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm, të kenë kujdes dhe të vetë-rregullojnë herë pas here sjelljen për të menaxhuar ndërveprimet e tyre me influencuesit.

Për shembull, gjithë-përfshirja e pjesëmarrjes – që i referohet arsyeve të ndjekjes dhe shkallës së pjesëmarrjes së ndjekësve (si shikimi, pëlqimi, komentimi, shpërndarja) – mund të çojë në zhvillimin e lidhjes. Megjithatë, kjo mund të menaxhohet me vetëdije nga vetë ndjekësit.

Një mënyrë për ta bërë këtë, është duke përdorur funksionet dhe mjetet e telefonit si vendosja e kufijve ditorë kohorë në Instagram apo çaktivizimi i njoftimeve të aplikacionit. Po ashtu, ndikuesit e mediave sociale duhet të jenë të vetëdijshëm për angazhimin problematik të ndjekësve të tyre.

Edhe pse mund të jetë në kontrast me qëllimin e tyre për të rritur angazhimin e ndjekësve, ata mund të fokusohen në krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme me ndjekësit e tyre. Për shembull, ndikuesit mund të flasin hapur për problemin e angazhimit problematik dhe të tregojnë kujdes për mirëqenien psikologjike të ndjekësve të tyre.

Kjo do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e marrëdhënies, pasi studimet kanë treguar se përdoruesit e mediave sociale me sjellje problematike, kanë më shumë gjasa të ndalojnë pas njëfarë kohe përdorimin e platformave. / ”The Conversation” – Bota.al

Tags: influenceratmediat sociale
Previous Post

Shkencëtarët amerikanë e lidhin shpërthimin e Hepatitit A me luleshtrydhet

Next Post

Pas gjyqit me Amber Heard, Johnny Depp i surprizon fansat kështu

Related Posts

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

28/01/2023
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare vajza e vetme e Elvis Presley-t

13/01/2023
Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Ja si qëndron e vërteta

10/12/2022
Will Smith tregon i prekur se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij pas shuplakës në ‘Oscars’

Will Smith tregon i prekur se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij pas shuplakës në ‘Oscars’

03/12/2022
200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

03/12/2022
‘Ka ardhur koha të bëjmë revolucion’, Eduart Grishaj jep detaje për Festivalin e RTSH-së

‘Ka ardhur koha të bëjmë revolucion’, Eduart Grishaj jep detaje për Festivalin e RTSH-së

19/11/2022
Next Post
Pas gjyqit me Amber Heard, Johnny Depp i surprizon fansat kështu

Pas gjyqit me Amber Heard, Johnny Depp i surprizon fansat kështu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.