Nëse do të bënim një bilanc të shpejtë në 1 vjetorin e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ai mund të përmblidhej në një fjali: Nuk ka drejtësi për viktimat dhe as zhdëmtim për të mbijetuarit.
Të dyja këto fabula janë të përmbledhura më së miri në një familje të vetme, atë të Alesios, djalit 11 vjeçar të shndërruar në simbol të kësaj tragjedie. Pasi fluturoi nga dritarja e apartamentit të tij, për t’i shpëtuar kthetrave të vdekjes, në të cilat ranë fatkeqësisht i ati dhe e motra, ai u bë i njohur për të gjithë, sepse kryeministri e ktheu në një personazh televiziv duke e hipur në çarter për të takuar Ronaldon dhe duke e shoqëruar me veturën e tij për në shkollë.
Dhjetë muaj më pas, ai u rishfaq në të gjitha ekranet, këtë herë me këmbënguljen e opozitës, për të deklaruar se qeveria thjeshtë e kishte përdorur dhe më pas e kishte flakur në harresë familjen e tij.
Por përtej këtij pinpongu politik, historia e Alesios dhe e së ëmës, Manjola Cakonjit, është tipike për të kuptuar së pari, se si janë fshehur gjurmët e krimit që ndodhi dhe së dyti, se si është dështuar me rikthimin në jetë të atyre që mbetën gjallë.
Le të shpjegohemi. Familja Cakonji jetonte në një nga dy pallatet e Thumanës, ku humbën jetën gjysma e 51 viktimave të 26 nëntorit. Apartamentet e tyre ishin dëmtuar rëndë që nga lëkundjet e tokës në 2018 dhe dyshohet se u bënë të pabanueshme pas tërmetit që ra në shtatorin e 2019. Shteti shqiptar duhet t’i detyronte ata të dilinin nga ato godina, ku thjeshtë i la të prisnin në mënyrë makabre vdekjen.
Boll të shohësh kronikat televizive të ditëve të para, pas tragjedisë të 26 nëntorit, për të kuptuar se si zyrtarët e rilindjes u vunë në punë për të fshehur përgjegjësitë e tyre. I pari zv/kryeministri Braçe, duke pranuar se pallatet kishin qenë të pabanueshme, deklaronte se kryetari i bashkisë i kishte urdhëruar banorët që t’i braktisnin shtëpitë. Por në të njëjtën kohë me të, kryetari rilindas Bushi (video brenda linkut poshtë), pretendonte se ato nuk kishin probleme përpos krisjes së suvave.
Pyetja nëse 24 banorët fatkeqë të Thumanës u lanë me indiferencë të shkonin drejt vdekjes, iu bë edhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, por ndonëse ata premtuan të thoshin të vërtetën që fshihej në arkivat e institutit të ndërtimit, ajo nuk u mor vesh kurrë (video brenda linkut posjhtë). Edhe sot, një vit më pas, ne nuk e dimë nëse motra e Alesios, i ati i tij dhe plot 22 viktima të tjera, vdiqën thjeshtë se nuk mund të banonin kërrkund tjetër përpos banesave të tyre që përbënin rrezik vdekjeje.
Përpara fshehjes së dokumentave që mund të provonin një krim të pastër shtetëror, mosmbajtja e premtimeve ndaj atyre që mbetën gjallë duket një mëkat shumë më minor.
Të gjithë jemi dëshmitarë se ajo që ndodhi me të mbijetuarit e familjes Cakonji, të cilëve pa ngritur zërin nuk iu realizua asgjë që u ishte premtuar, ka ndodhur me shumë prej atyre që 26 nëntori i shkuar i rrënoi ekonomikisht. Në rrjet gëlojnë sa e sa video me premtimet e pambajtura të Ramës dhe me vonesat e procesit të rindërtimit. Sa herë kryeministri kërkon ta retushojë këtë imazh me pamje propagandistike, denoncimet vërshojnë.
Kur Rama hedh në Facebook punimet për ringritjen e një shkolle, opozita i nxjerr menjëherë premtimin e pambajtur se nxënësit duhet ta kishin nisur aty vitin shkollor. Kur Rama vendos një varg hudhrash anash derës së një shtëpie të ringritur, ata i tregojnë rrëfimin një familjeje që e kanë harruar në çadër. Sa herë Rama paraqitet diku, duke mbajtur në duar tortën që i ka përgatitur Lali, ata i nxjerrin filmimet e atyre që presin pas dyerve për dëshpërblimet që u takojnë.
Pra nuk ka dyshim se shumë nga të dëmtuarit prej kësaj tragjedie, ndryshe nga sa iu premtua, sot kanë mbetur të vetëm.
Dhe kjo është e kuptueshme. Një shtet që ditën e fatkeqësisë i vuri xhenierët të gërmonin me duar, sepse nuk dispononte as mjetet elementare, nuk mund të bënte mrekulli me ringritjen e godinave. Po t’i shtosh kësaj efektet ekonomikisht shkatërruese të pandemisë, premtimet e një viti më parë duken si ëndrra. Po të shihet me vëmendje, edhe fjalori i kryeministrit ka ndryshuar ndjeshëm. Ai më shumë se tek mrekullia e para një viti, që nuk ndodhi kurrë, tani e vë theksin tek fakti se edhe shtete më të fuqishme si Italia, i kanë ende në çadra banorët e tyre.
Natyrisht askush nuk ka pritur që Edi Rama të realizonte përrallat miliarda dollarëshe që premtoi një vit më parë. Ai nuk e kishte as mundësinë reale, as rrethanat që i erdhën dhe as aftësinë për t’u ngritur në lartësinë e tyre.
Në këtë aspekt ai mund të shfajësohet.
Por ajo që e rëndon së tepërmi, është mungesa e empathisë dhe e kujdesit për ata që e pësuan nga tragjedia. Nëse Rama mund të justifikohet se nuk qe dot në gjendje t’u siguronte një çati atyre që mbetën gjallë, ai nuk mund të falet për faktin se nuk bëri drejtësi, për ata që humbën jetën.
Ne, ende sot, na mbahet e fshehur një dilemë: nëse e motra dhe babai i Alesios vdiqën për faj të shtetit apo jo.
E pa ditur këtë, shëtitja me çarter i trashëgimtarit të tyre, apo qoftë edhe sigurimi i një shtëpie për të, nuk kanë vlerë. Ato janë thjeshtë propaganda bajate e një shteti që ka dështuar edhe me rindërtimin edhe me gjetjen e fajtorëve për fatkeqësinë. /Lapsi/

E pa ditur këtë, shëtitja me çarter i trashëgimtarit të tyre, apo qoftë edhe sigurimi i një shtëpie për të, nuk kanë vlerë. Ato janë thjeshtë propaganda bajate e një shteti që ka dështuar edhe me rindërtimin edhe me gjetjen e fajtorëve për fatkeqësinë. /Lapsi.al