• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

ANALIZA NGA ANDI BUSHATI/ PSE KOSOVA NUK ËSHTË MË MIRË PA HASHIM THAÇIN

05/11/2020
in Aktualitet, Kosova, Politikë, Rajon
0
ANALIZA NGA ANDI BUSHATI/ PSE KOSOVA NUK ËSHTË  MË  MIRË  PA HASHIM THAÇIN

NGA ANDI BUSHATI

Ndonëse fjalori i përgjithshëm, politikisht korrekt, po uron që Hashim Thaçi të dalë i pafajshëm në Hagë, ndonëse të gjithë njëzëri përbetohen për pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së, shumëkush sot është ndjerë i gëzuar që Gjykata Speciale u bë shkas, për daljen e presidentit të vendit nga dera e pasme e politikës.

Hashim Thaçi nuk i ka pasur të paktë armiqtë dhe kundërshtarët. Një pjesë e tyre kanë një ndjenjë lehtësimi për këtë fund të palavdishëm.

Disa janë të kënaqur se pas kësaj, këmbët e “Gjarprit” do të priten, se shteti okult i ngritur ndër vite do të shkërmoqet, se “klani pronto,” që ka mbajtur peng institucionet dhe ekonominë e vendit nuk do t’i ketë ditët të gjata. Disa i gëzohen faktit se kapja e shtetit do të marrë fund, se PDK-ja, partia kryesore e dalë nga lufta, që prej 13 vitesh nuk i ndahet atij. Pa Hashimin dhe pa Kadriun do të katandiset aq keq sa nuk do të mund ti bëjë më dëm Kosovës.

Disa ngushëllohen me faktin se manovrat makiavelike për të kundërvënë njëherë Ramushin kundër Isës dhe herën tjetër të dy bashkë kundër Albinit, nuk do të jenë mënyrat e vetme se si do të bëhet politikë këtej e tutje. Disa ndihen të shpaguar se Presidenti që këmbënguli për të ngritur Gjykatën Speciale për t’i bërë varrin shokëve, ra edhe vetë aty brenda.

Disa marrin frymë lehtësisht se kufijtë e Kosovës dhe territoret e saj nuk do të jenë më monedhë shkëmbimi për fatin politik të një njeriu të vetëm ose të bandës që qarkon përreth tij. Disa kanë shpresë se lidhje okulte nga ato me tipa të neveritshëm dhe arrogëntë si kaubojsi harbut Grenell, nuk do të jenë më në gjendje të përmbysin vullnetin e zgjedhësve të një vendi.

Në mënyrën e tyre, të gjithë ata që gëzohen në fshehtësi për faktin se akuzat penale të Speciales u bënë leva e shpëtimit për të mbyllur epokën e sundimit të partisë më jetëgjatë të pasluftës në skenën kosovare, kanë në një farë mënyre të drejtë. PDK-ja e drejtuar nga Thaçi është një përzierje e të gjitha atyre që u thanë më lart. Por ama, ikja e Hashimit nga presidenca drejt Hagës nuk është një larje përfundimtare e hesapeve me Thaçizmin.

Le të marrim një një shembull të kohëve të fundit. Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke votuar në mënyrë të qartë pro opozitës, elektorati kosovar dha sinjalin më të pastër se donte të ndahej nga kjo lloj mënyre qeverisjeje. Ata votuan masivisht Vetëvendosjen, që ka pasur qëndrime të prera kundër shtetit të kapur nga Thaçi dhe PDK-ja dhe njëkohësisht LDK-në që për oportunizëm politik vendosi në krye Vjosa Osmanin, për të hyrë në sintoni me plagën e kohës.

Por kjo qeverisje i pati ditët tejet të shkurtra sepse kundër saj u reshtuan menjëherë politikanë të të gjitha ngjyrave që janë në mënyra të ndryshme modele bastarde të Thaçizmit. Edhe Isa Mustafa edhe Agim Veliu edhe Avdullah Hoti edhe Ramush e Daut Haredinaj u bënë të gjithë bashkë. Bashkë me ta, me politikën e kulisave që i kundërvihet votës popullore, me kompromiset e ndyra që shërbejnë për qëndrimin me çdo kusht në pushtet, u njësuan edhe shumë figura me emër të shoqërisë civile apo analistë dhe gazetarë të njohur.

Ata, së toku ishin dëshmia më e mirë se me ujin e ndotur të Thaçizmit ishin spërkatur nga pak të gjithë.

Prandaj, zgjidhja e sotme me “deux ex machina” për ta nxjerrë Hashim Thaçin dhe grupin e tij nga politika përmes Gjykatës Speciale, nuk ishte më e mira e mundshme.

Ajo nuk ka pse çon në ekstazë kundërshtarët e hershëm që janë lutur në fshehtësi që kjo ditë të vinte. Sepse në thelb ajo ka ndëshkuar njeriun dhe jo modelin.

Që të shpresohet se një ditë, ndarja me shtetin klanor, me institucionet e kapura, me politikën e kulisave, me diplomatët  e dealeve personale, pra se të gjitha këto sëbashku do të bëhen realitet, duhet tjetër gjë. Duhet të ndëshkohet jo personi, por fryma që ai përfaqëson. Kjo nuk bëhet përmes gjykatave, qoftë edhe ndërkombëtare, por vetëm përmes zgjedhjeve.

Për fat të keq, Kosova nuk arriti që në 13 vite të përdorte këtë rrugë për të mbyllur llogaritë me Hashim Thaçin. Prandaj sot nuk ka vend për ata që gëzohen nga prangat e mundshme në duart e tij. Ato s’garantojnë aspak një vend më të mirë, ndërkohë që nuk shmangin dot atë që sot do të dukej e pamundur, rikthimin e Hashim Thaçit si triumfator nga Haga në skenën politike/ Lapsi.al

Tags: albanewshashim thaci jep doreheqjenkosova
Previous Post

BLLOKIMI I KAMIONIT ME 2.6 TON KANABIS NË HANIN E HOTIT, ARRESTOHEN DY PERSONA

Next Post

EMRAT/ NË ‘SITËN’ E OFL, KUSH JANË 8 PERSONAT QË U DUHET TË JUSTIFIKOJNË PASURINË! NGA VRASJET TEK TRAFIKIMI I DROGËS

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Next Post
EMRAT/ NË ‘SITËN’ E OFL, KUSH JANË 8 PERSONAT QË U DUHET TË JUSTIFIKOJNË PASURINË! NGA VRASJET TEK TRAFIKIMI I DROGËS

EMRAT/ NË ‘SITËN’ E OFL, KUSH JANË 8 PERSONAT QË U DUHET TË JUSTIFIKOJNË PASURINË! NGA VRASJET TEK TRAFIKIMI I DROGËS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.