Media e huaja zbulojnë se një përfaqësues i një partie izraelite ka sugjeruar blerjen e ishujve të vegjël grekë për të shërbyer si një strehë e sigurt për popullin hebre në kohë lufte.
Avri Steiner, një përfaqësues i partisë së qendrës “Kahol Lavan”, propozoi që paratë nga Fondi Kombëtar Hebre të përdoren për blerjen e ishujve në Greqi. “Të sigurojmë një strehë për popullin hebre në rast urgjence, si një vend për refugjatët në kohë lufte. Greqia është shtëpia e mbi 2000 ishujve, por vetëm 170 prej tyre janë të banuar”, mësohet të ketë thënë Steiner.
Avri Steiner është pjesë e bordit të drejtorëve të kompanisë Himnuta, e cila është në pronësi të Fondit Kombëtar Hebre; ai u emërua në bord nga Benny Gantz, ministri aktual i Mbrojtjes i Izraelit. Propozimi unik u prit me kritika nga dhe shumica e anëtarëve të bordit, të cilët ishin kundër. Madje, shumë njerëz në takim e panë propozimin si një absurditet.
Një person i pranishëm në takim tha për median izraelite Haaretz se Shtajnerit iu prezantuan rregullat e bordit të cilat detyrojnë që paratë nuk mund të përdoren për të blerë tokë jashtë izraelit. E megjithatë, ai insistoi duke propozuar një ndryshim të statutit. Të gjithë anëtarët e bordit e refuzuan propozimin, përveç Nachi Eyal, i cili përfaqëson Partinë Fetare Zioniste të krahut të djathtë të Izraelit. Ai dikur i përkiste Partisë së Re të Djathtë, e cila udhëhiqet nga kryeministri aktual i Izraelit Naftali Bennett. Eyal, pavarësisht se nuk e hodhi poshtë idenë, as nuk e mbështeti as atë. Në vend të kësaj, ai thjesht qëndroi i heshtur dhe nuk mori pjesë në diskutim.
Izraeli dhe Greqia janë aleatë të ngushtë në Mesdhe. Kur presidenti izraelit Isaac Herzog vizitoi Greqinë në fund të shkurtit, presidentja greke Katerina Sakellaropoulou theksoi lidhjen e ngushtë midis vendeve. “Dy vendet tona, sidomos vitet e fundit, kanë një marrëdhënie strategjike, kryesisht për shkak të miqësisë mes popujve, por edhe të vizionit të tyre të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Pas bisedimeve që do të kemi, kjo marrëdhënie mund të zhvillohet edhe më tej, sepse është një synim i përbashkët i vendeve tona që të zgjerojnë bashkëpunimin, në mënyrë që ato të jenë një shtyllë e stabilitetit në rajonin tonë, i cili ka shumë nevojë për të”, deklaroi ajo.