Kanë kaluar pesë vjet që kur aktorja Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt. Që nga ajo kohë nuk është arritur një zgjidhje mes mosmarrëveshjeve të tyre ligjore, shkruan “Daily Mail”.
Mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve mes Pitt dhe Jolie vazhdojnë, por këtë javë është kërkuar një trajtim special për një nga dosjet në gjykatë. Aktorët po luftojnë për pronën e tyre në Francë prej 164 milionë dollarësh.
Dyshohet se Jolie u përpoq të shiste aksionet e saj në Chateau Miraval, por pa lejuar Pitt që t’i blejë ato. Nga ana tjetër, Brad pretendon se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij, pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.
Pasuria prej 1,000 hektarësh e Brad dhe Angelina-s, e cila ka 35 dhoma gjumi, është vendi ku të dy u martuan fshehurazi shtatë vjet më parë.