Udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar që kthehen nga vendet e “listës së kuqe” po fluturojnë në shtëpi përmes Turqisë, për të shmangur tarifat e mëdha të karantinës në hotel. Pasagjerët anglez që dëshirojnë të kthehen në Britani kanë vendosur të qëndrojnë nëpër hotelet e Turqisë pasi aty kostot e qëndrimit janë shumë më të ulëta sesa në vendin e tyre.
Edhe pse Turqia do të jetë nën bllokim total deri më 17 Maj, turistët kanë vazhduar të jenë të mirëpritur nëpër hotelet e Stambollit kur karantinimi nuk është i detyrueshëm për të gjithë. Përndryshe udhëtarët britanikë që riktheheshin nga vendet e “listës së kuqe” si Pakistani, India dhe Bangaladesi do të ishin të detyruar të paguanin më shumë se 1,700 euro për person nëpër hotelet britanike.
Për më tepët sipas ligjeve të qeverisë britanike këto veprime nuk janë një shkelje e rregullave të karantinimit, pasi e vetmja gjë që rregullat kërkojnë është që udhëtarët të izolohen për 10 ditë para se të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar.