Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar ankimimit të Partisë Demokratike për fletën e votimit. Mësohet se LSI-ja ka bërë kërkesë pranë Kolegjit Zgjedhor, i cili e ka pranuar këtë kërkesë.
Mbledhja ka nisur dhe pala paditëse (PD-AN), po parashtron argumentet e saj.
PD kërkon anulimin e fletës së votimit me numra dhe rikthimin e fletës ku shënohen emrat e kandidatëve. Ankimimi i demokratëve erdhi pas vendimit të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS), që pranoi kërkesën e PS-së për fletë me numra, duke rrëzuar propozimin e PD-së që kishte marrë më parë “OK”-in në KQZ.