Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shpërndarësit e kokainës të arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar dy ditë më parë në zonën e “Varrit të Bamit”, ndërsa ka liruar nga qelia Gazmir Canin, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi duke vendosur në rrezik jetën e agjentëve të policisë.
Në burg do të qëndrojnë Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Çoku.
Në operacionin e quajtur “Xhamlliku” u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare.