Antonela Berisha është akuzuar për mashtrim mbi lajmin se do të jetë pjesë e spektaklit të madh italian, Sanremo 2022. Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, hodhi poshtë lajmin duke thënë se njoftimin e ka postuar vetëm një media italiane dhe më pas po i njëjti lajm është fshirë.
“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar vetë Antonela përmes një video mesazhi të gjatë ku sqaron gjithë situatën dhe më tej ndan edhe disa postime ku sipas saj, vërtetohet pjesëmarrja e saj.
“Ndërkohë që po hapja mesazhet gjej disa video që mi kishin dërguar njerëzit e mi, të një gazetari që merr të drejtën e fjalës që të ofendojë një vajzë, pra mua, duke vënë në diskutim fjalën time. Kërkova për këtë pseudogazetarin që se kam parë kurrë dhe e gjeta. Sepse unë isha e ftuar te emisioni që bëhet te ajo radio dhe nuk kisha marrë mundimin të shkoja për shkak të impenjimeve të mia. Gjëja e keqe që bëjnë direkt gazetarët e Shqipërisë marrin dhe ‘degjenerojnë’ personin që nuk ju shkon në emision. Unë do i drejtohem organeve kompetente që të marrin masa dhe ky të jetë mësim për ata që hedhin gurë mbi fytyrën e dikujt tjetër. Jam e sigurt që këtë herë do mësosh shumë nga Antonela e pavlerë për të cilën s’kishe dëgjuar kurrë të flisnin për të. Sipas tij unë kam thënë që Shqipëria nuk është askund ndërkohë që unë kam thënë të kundërtën se po mos të më pëlqente Shqipëria nuk do isha këtu. Dhe e fundit: jam në shtëpinë time, i fitoj lekët vetë, nuk i kam vjedh as i kam marrë borxh askujt, po bëj jetën time, nuk po i kërkoj ndihmë askujt, pse nuk më lini të qetë?”, shprehet Antonela dhe shpjegon më tej:
“Dua të sqaroj që unë isha kumbara e javës në Sanremo dhe do bëja programacionet e ditës. Të gjithë mendojnë se do dilja në Ariston, por për të dalë aty duhet të përgatitesh shumë kohë përpara”./Express