Kavajë- Vetëm në dy ditë të aplikimit të testit të shpejtë në këtë qytet janë testuar 40 qytetarë nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 15 prej tyre.
Zyrtarë të DSHP Kavajë kanë deklaruar se kjo mënyrë e testimit kursen shumë kohë në evidentimin dhe izolimin në kohë të personave pozitiv me koronavirus dhe shmangur përhapjen e tij.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë kanë rezultuar pozitiv me Covid19 32 qytetarë ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në mbi 200 persona në 9 qendrat Shëndetësore në varësi të DSHP Kavajë.