• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Arben Malaj: Protestat kanë fuqi për të rrëzuar një qeveri, por nëse nuk menaxhohet prodhon kaos !

11/12/2020
in Aktualitet
0
Arben Malaj: Protestat kanë fuqi për të rrëzuar një qeveri, por nëse nuk menaxhohet prodhon kaos !

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj teksa ka analizuar situatën në vend, që nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie, tek protestat e qytetarëve në shenjë rebelimi kundër qeverisë, theksoi se Shqipëria ka hyrë në një cikël të vështirë.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Malaj tha se tërmeti si dhe vrasja e të riut, ishin katalizatorë të këtyre protestave. Sipas Malajt, rritja e zemërimit dhe e protestës, afrimi i zgjedhjeve parlamentare, krijojnë rriskun e një ambienti shoqëror të vështirë.

“I shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. Ngjarje tragjike. Dëshiroj të theksoj se duhet të bëjmë kujdes, por duhet të mbajmë qëndrim të rregullt me pronën private dhe publike. Duke ndjekur debatet në media, sigurisht që Shqipëria ka hyrë në një cikël të vështirë. Këto ngjarje janë katalizatorë për protesta. Protestat kanë fuqi për të rrëzuar një qeveri, por prodhon kaos për qytetarët nëse nuk menaxhohet. Protestat janë rritur kudo në Europë. Nuk mbështes ata që thyejnë xhamet, por në një vend si Shqipëria, ku humbasin miliarda euro nga gjobat, të kërkosh që të mos ketë reagim, do të thotë se mund të jesh në shërbim të kastës, oligarkisë. Rritja e zemërimit dhe e protestës, afrimi i zgjedhjeve parlamentare, krijojnë rriskun e një ambienti shoqëror të vështirë. Kjo do të ndikojë negativisht. Është shqetësuese. Për shkak të pandemisë kudo në botë, konsumohet më pak. Ekonomia nuk fillon të ngrihet. Më përpara kishte shpërndarje të mirë të të ardhurave. Është bërë e vështirë që të gjesh një punë, nëse s’ke trashëgimi mbështetëse. Të rinjtë nuk e ndjejnë se e kanë mundësinë, por ndihen pjesë e një realiteti të hidhur se e kanë të pamundur që të bëjnë karrierë në vendin e vetë. Avokat Ngjela duhet të kishte guximin ta pyeste kryeministrin Rama se a shkoi me charter në SHBA?! A takoi një përfaqësues të vaksinës Pfizer?! Kryeministri si Sulltan, ikën me charter kudo. Njerëzit i shohin këto. Një ministër nuk duhet të japë dorëheqjen në rast se vdes një qytetar. Por në 30 vite të tranzicionit është vetëm Rama që zgjedh ministër si gjeneral. Një civil e sheh qytetarin si pjesë të tij. Ka policë që nuk njohin ligjin, por që unë dhe Islami apo të tjerë, janë armiq të partisë. Rama ka krijuar ambientin e sistemit diktatorial. Ambienti social shqiptar, me pabarazinë në rritje, është i mbarsur në një raport të brendshëm”, tha Malaj.

Duke u ndalur tek lajmi i sotëm ku kreu i shtetit, Ilir Meta nuk e dekretoi buxhetin e 2021-it, duke e kthyer atë në Kuvend, Malaj tha se pajtohet me sensibilitetin e presidentit.

“Presidenti e ka miratuar në heshtje, nuk e ka dekretuar. Në rastin e buxhetit, pushtetin më të plotë e ka maxhoranca. Presidenti bën mirë që ndërgjegjëson qytetarët, atë që nuk e gjen në buxhetin e 2021-it. Pajtohem me sensibilitetin e presidentit, por rruga kushtetuese i jep të drejtë qeverisë”, pohoi Malaj.

Mes të tjerash ai tha se Rama për inate personale ndaj Metës dhe Bashës, flet gati me një gjuhë rrugaçërore.

“Kemi një qeveri që konsiderohet qeveria e rilindjes së oligarkuar. Ekonomia nuk është artimetikë. e para është se çfarë ndjesie do të krijohet nga kjo pandemi. Rama duhet të kuptonte se është fillimi i fundit të tij politik dhe duhet të lehtësojë situatën. Për të nxjerrë inatin personal ndaj Metës dhe liderit të PD-së Basha, flet me një gjuhë gati rrugacërore. Zonja Merkel nuk e ironizon kurrë rivalin e saj politik, dhe as nuk shkruan në twitter”, nenvizoi ai.

Tags: albanewsArben malajprotesta 11 dhjetorprotestat per klodjan rashen
Previous Post

Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat: 802 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Next Post

LAJM I FUNDIT/ Arrestimi i gazetarit Xhoi Malësia, Meta: E papranueshme dhe e dënueshme

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
LAJM I FUNDIT/ Arrestimi i gazetarit Xhoi Malësia, Meta: E papranueshme dhe e dënueshme

LAJM I FUNDIT/ Arrestimi i gazetarit Xhoi Malësia, Meta: E papranueshme dhe e dënueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.