• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Arbitrazhet / Shqipëria kërkon tre studio ligjore për çështje të reja; Regjistrohet Akërnia, në pritje Kurum

08/01/2021
in Aktualitet
0
Arbitrazhet / Shqipëria kërkon tre studio ligjore për çështje të reja; Regjistrohet Akërnia, në pritje Kurum

Shteti shqiptar ka kërkuar në harkun e një muaji tre studio ligjore që do ta mbrojnë atë përballë çështjeve që kanë përfunduar në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Në datë 7 dhjetor 2020 Avokatura e Shtetit njoftoi se ishte të kërkim të një studioje ligjore që do të bënte përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve së Investimeve (ICSID).

Edhe në datë 7 janar 2021 ka bërë të njëjtën kërkesë por nuk ka dhënë asnjë detaj nëse bëhet fjalë për të njëjtën çështje që nuk është finalizuar në momentin e parë apo për një çështje të re.

Sakaq në 29 dhjetor, teksa vëmendja e të gjithëve ishte tek fundviti, shteti shqiptar sërish po kërkonte një studio ligjore që këtë herë do të mbronte interesat jo më përpara ICSID por përpara Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë që funksionon sërish në formën e ndërmjetësimit.

Në objekt të kontratës është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, MIE, në çështjen e arbitrazhit të inicuar përpara forumit të ICC. Kjo duket të jetë një çështje totalisht e re ose e riaktivizuar së fundmi.

Regjistrohet në Gjykatën e Arbitrazhit kërkesa e Akërnisë

Në datë 18 dhjetor 2020 në Gjykatën e Arbitrazhit ICSID u regjistrua kërkesa e . Arka Energy B.V. kundër Republikës së Shqipërisë.

Kompania është aksionarja e 100 për qind të kuotave të Akërnia Solar që është edhe kompania që do të zbatonte projektin e ndërtimit të parkut fotovolatik të Akërnisë. Aktualisht kjo çështje është me statusin “në pritje” për të kaluar më pas në hallkat e tjera procedural.

Kompania dërgoi çështjen në Arbitrazh pas refuzimit të shtetit shqiptar për të nënshkruar kontratën për të cilën shpalli fitues kompaninë për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Burime për “Monitor” thanë pak javë më parë se kompania po kërkonte për një dëmshpërblim në vlerën 110 milionë euro por që në atë kohë ende nuk ishte e qartë shuma.

Çështjet e tjera në pritje

Në Gjykatën ICSID janë një sërë çështjesh që dalin në pritje për të marrë ende një vendim final. Një prej tyre është ajo e Durres Kurum Shipping SH. P.K. dhe të tjerë e regjistruar në shtator të vitit 2020 dhe për të cilën shteti shqiptar ka pajtuar studion Deraind & Gharavi e angazhuar edhe më herët në shumë raste në arbitrazhe të ndryshme të vendit tonë.

Një tjetër çështje që del në pritje është ajo e Hydro S.r.l. dhe të tjerë përballë Shqipërisë. Bëhet fjalë për çështjen me biznesmenin italian Francesco Beçhetti. Për këtë çështje në fazën e parë i është dhënë të drejtë palës italianë dhe qeveria duhet ti paguajë 110 milionë euro biznesmenit por pas kërkesës së bërë për anulim të këtij vendimi duket se në 16 dhjetor 2020 është mbajtur një takim organizativ i komitetit ad-hoc para seancës dëgjimore. Ende nuk është e qartë se çfarë do të vendoset në takimin e radhës.

Një tjetër çështje është ajo Albaniabeg Ambient Sh.p.k, M. Angelo Novelli and Costruzioni S.r.l. Edhe për këtë të fundit zhvillimet e fundit rezultojnë në 24 nëntor 2020 kur nga Gjykata është lëshuar një urdhër për çështje procedural. Kompania në fjalë është sërish një histori e vjetër kontratash e cila parashikonte ndërtimin e një impianti për djegie mbetjesh dhe prodhim energjie. Gjykata i dha të drejtë shtetit shqiptar në fazën e parë por më pas u kërkua anulim i vendimit nga paditësi kundër Shqipërisë dhe çështja rezulton ende në pritje për një vendim final.

Muajt e fundit Qeveria shqiptare ka humbur në arbitrazhin ndërkombëtar përballë bashkimit të shoqërive Copri dhe AKTOR dhe duhet t’u paguajë atyre një shumë rreth 45 milionë dollarë.

Lexo edhe këtë: Zbardhet vendimi i arbitrazhit, Shqipëria detyrohet t’i paguajë AKTOR dhe COPRI rreth 45 mln USD

Ndërkohë sipërmarrësi italian Francesco Becchetti po kërkon mbledhjen e parave që i detyrohet Shqipëria pas arbitrazhit cila vendosi në favor të tij më 24 prill 2019, duke i dhënë një kompensim 107 milion euro për mbylljen e televizionit Agon Channel, ndonëse çështja rezulton ende duke u shqyrtuar në Gjykatën ICSID.

Marrë nga Monitor

Tags: arbitrazhetkurumRegjistrohet AkërniaShqipëria kërkon tre studio ligjore
Previous Post

Tërhiqet Trump: Do siguroj tranzicion të qetë të pushtetit për administratën e re (VIDEO)

Next Post

Gjendet një makinë e djegur në Pukë, ishte marrë me qera në Rinas nga një turist i huaj (FOTO)

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Makina e djegur

Gjendet një makinë e djegur në Pukë, ishte marrë me qera në Rinas nga një turist i huaj (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.