BRITANI– Një i burgosur është arratisur pasi humbi në një turmë ndërsa kishte marrë leje speciale nga burgu për të shkuar në një xhami. Mohammed Waqas u burgos për tetë vjet në 2019 për sulmin ndaj makinës së një burri me një hanxhar dhe një shkop bejsbolli jashtë një stacioni benzine në Tipton, në West Midlands.
Waqas doli dje me lejen speciale për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij në xhaminë Zia-UL-Kur’an në Saltley, Birmingham i shoqëruar nga një oficer policie.
Një burim i Ministrisë së Mbrojtjes i tha MailOnline se ndërsa Waqas ishte i shoqëruar nga një oficer burgu ai u përzie në një turmë njerëzish dhe u zhduk, duke mos u kthyer në burg në fund të ditës. Në 2019, Waqas u shpall fajtor për shkaktimin e dëmtimit të rëndë trupor me dashje, shkeljen e një urdhri sjelljeje anti-shoqërore dhe drejtimin e makinës pa licencë ose sigurim.
Policia e West Midlands ka filluar kërkimin e tij.
Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: ‘Të ikurit janë jashtëzakonisht të rrallë dhe ata që e bëjnë këtë përballen me pasoja të vështira, duke përfshirë kthimin në kushte të mbyllura burgu ku mund të duhet të shërbejnë një kohë shtesë.’
Numri i të arratisurve është pothuajse përgjysmuar gjatë dhjetë viteve të fundit dhe kanë rënë me më shumë se gjysmën në HMP Sudbury që nga viti 2016.