Tiranë- Kryeminstri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimet e SPAK në Gjykatë e Krujës dhe vënien në pranga të gjyqtares ‘famëkeqe’ siç e quan ai, Enkeleida Hoxhës.
Përmes një postimi në Twitter Rama me nota gëzimi shprehet i lumtur që ky lajm inkurajon të gjitha krimet dhe korrupsionin që zhvillohet në institucionet e drejtësisë.
“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi! Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!”, shkruan Rama.