4 pronarë lokalesh në Tiranë janë arrestuar pasi janë kapur duke ushtruar aktivitetin e lojërave të paligjshme të fatit. Nga blutë njoftohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”, u bë arrestimi në flagrancë i:
– A. S., 23 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ata u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalet në pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Lokalet janë përkatësisht në Kashar, në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat; në Rrugën e Xhepëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.