Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër shtetas të implikuar në trafikimin e mbi 4 kg heroine, të sekuestruar një ditë më parë. Si rezultat i hetimeve u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.