Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Uniformat blu bëjnë të ditur se i arrestuari është Kristjan Stojani, 23 vjeç. Ky i fundit u arrestua pasi është dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të kryer në vitin 2016, në Korçë.
Për këtë vepër penale vendimi është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë.