Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar një 31 vjeçar të identifikuar si Olti Ferhataj.
Në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, nëpërmjet një call center të parregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse duke investuar në Kriptomonedha dhe Forex. Duke mashtruar një klient italian, ata kanë përfituar një shumë prej 108 mijë euro, për një periudhe disa mujore. Kallëzimi është bërë nga shtetasi italian.
Po ashtu në pranga kanë rënë Frenk Lumi dhe Desar Bano, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.