Arrestohet një 33-vjeçar duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Policia ka goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Dorjan Xhani, 33 vjeç, banues në Peshkopi.
Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, shtetasin D. Xh., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.